Ora News - Pamje nga Drejtoria e Policisë ku ndodhet i ndaluar 'i forti' i Shkodrës, Safet Bajri
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar në prangat e policës, Safet Bajri (Rustemi), i konsideruar si i forti i Shkodrës.

Lajmi për arrestimin e 34 vjeçarit u mësua mbrëmjen e së premtes vonë, ( 21 shtator 2018), ndërsa burimet bëjnë me dije se arrestimi i tij mund të jetë bërë pasdite, rreth orës 18:00 në zonë "Xhamllikut" në Tiranë

Ndaj tij ka nisur procedimi penal nga Prokuroria për Krimet e Rënda, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i drogës në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

Safet Bajri është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë akuzohej se ishte përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Bajri është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-ne-tirane-i-forti-i-shkodres-safet-bajri
Recommended