"Bandat e Shkodrës" - Mbi 20 viktima nga përplasja mes fiseve Bajri dhe Lici - Top Story
  • 5 years ago
Top Story ? Një emision politiko-investigativ që transmetohet do të Mërkurë, në Top Channel ? 31.10.2018
Përplasja kriminale mes familjeve më të mëdha të Shkodrës, mes tyre fisi Lici dhe Bajri, ishte dokumentari i Top Storyt, ku nëpërmjet inskenimeve dhe rrëfimeve ekskluzive, u pasqyruan disa nga vrasjet më makabre të këtij qyteti. 
Pjesë e konfliktit të bandave, ishte edhe zhdukja e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij, Agron Mollaj, në muajin gusht të këtij viti. Familjarët e Hysajt, rrëfyen ekskluvizisht se rrëmbimi ka ndodhur në lagjen Dobraç, aty ku ka influencën e madhe, fisi Bajri. 
Gjithashtu pjesë e dokumentarit ishin edhe intervistat me qytetarët e Shkodrës, të cilët prej kohësh jetojnë mes frikës.
Recommended