Aksioni i Renea-s në Shkodër, sekuestrohen 4 makina të blinduara të familjeve Bajri dhe Lici, pamjet

  • 6 years ago
Reparti i Forcave Speciale RENEA dhe FNSH vijojnë aksionin në dy lagjet problematike të Shkodrës, Dobraç dhe Kiras pas ngjarjeve të fundit kriminale me disa të vrarë. Në vijim të aksionit, janë sekuestruar automjete luksoze të blinduara si dhe janë shoqëruar disa persona, të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjet e fundit.Policia vijon prej tre ditësh kontrolle të rrepta në lagjet e Shkodrës pas vrasjes mafioze të biznesmenit 30-vjeçar, Arjan Ferracaku.

Ndërsa edhe më herët kanë ndodhur disa atentate që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, siç është ekzekutimi i ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci apo dhe i kunatit të Lul Kullës, Fatbardh Lici.

Recommended