Ora News - Sekuestrohen makinat e blinduara të Gjokës, Taullait, Bamit dhr Rrumit të Shijakut

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia por edhe forcat speciale të ashtuquajtura antikcck kanë zbarkuar këtë fundjavë në rrugë. Në qendër të kontrolleve kanë qenë automjetet luksoze
Aksione blitz janë ndërmarrë në jugun e vendit, në Durrës e Tiranë, ku në sitën e policisë kanë kaluar qindra qytetarë.
Të paktën 20 automjete janë sekuestruar nga policia, në Gjirokastër, Durrës dhe Tiranë pas kontrolleve të imtësishme.
9 persona përfunduan të shoqëruar në Polici.
Policia vendosi të sekuestrojë automjetin e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Ai i shpëtoi atentati që iu bë në kohën që udhëtonte me prokurorin Arjan Ndoja.
Të shtunën policia njoftoi se ka kryer ndërhyrje urgjente duke sekuestruar makinat e blinduara Saimir Taullaut, Dashamir Gjokës dhe Durim Bamit.
Paralelisht po vijon puna për shpërndarjen e formularëve të pasurisë për grupe dhe individë të dyshuar. deri më tani numri i dosjeve ka shkuar në 16, 7 prej të cilave janë dorëzuar në spak. Kryeministri Rama ka deklaruar se pronat që kanë burim financiar krimin do të konfiskohen. Në rast se vërehet shmangie të taksave në vite, rama deklaron se do tu kërkohet ti paguajnë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sekuestrohet-edhe-makina-e-blinduar-e-rrumit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended