Kuvendi rrit sigurinë me dyer e dritare të blinduara...makinat jo më të vjetra se 2012
  • 5 years ago
TIRANE - Nëse Ministria e Financave nuk miraton buxhetin prej rreth 11 miliardë lekësh për kompleksin e ri parlamentar, në planin e shpenzimeve të Kuvendit të Shqipërisë është parashikuar një rikonstruksion i sallës së seancës plenare dhe rritja e sigurisë në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Godina e Seancave Plenare të Kuvendit është Monument Kulture i Kategorisë së II, dhe ndodhet brenda zonës së mbrojtur të qendrës historike të Tiranës. Rikonstruksioni i kësaj godine do të kushtojë 161 milion lekë. Për vitin 2020, duke pasur parasysh protesta dhe trazirat e ndodhura gjatë vitit 2019 është kërkuar nga byroja e Kuvendit të vendosen dyer dhe dritare të blinduara në vlerë totale rreth 80 milion lekë.

Me argumentet së duhet të jetë më ekonomik konsumi i karburantit dhe të rritet siguria në lëvizje, në Kuvend nuk do të ketë më autoveturave të viteve para 2012.
Recommended