Ora News – Skandali me makinat e vjetra, Balluku rikthen në qarkullim automjetet euro 4

  • 5 years ago
#oranews #skandali #makinatevjetra
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë rikthen në qarkullim automjetet euro 4, përdorimi i të cilave është ndaluar tashmë në të gjithë Europën. Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, Balluku propozoi rrëzimin e vendimit të qeverisë Rama, duke rikthyer importin e makinave të vjetra. Çuditërisht prezantimi i nismës është bërë pa prezencën e Ministrisë së Mjedisit.

Ashtu siç u njoftua edhe nga Ora News, ministrja Belinda Balluku ka anuluar vendimin e marrë vetëm dy muaj më parë për ndalimin e makinave të vjetra.

Edhe pse u reklamua si një ndër nismat më të mëdha për mbrojtjen e mjedisit, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka rikthyer në qarkullim makinat e vjetra që emetojnë nivel të lartë gazrash në ajër.

Edhe pse nuk dha detaje ajo u shpreh se në vend do të lejohet importi i makinave të vjetra që plotësojnë kriteret euro 4, ndërkohë që në BE tashmë po kërkohet lejimi i euro 6.

Balluku: Automjetet e përdorura që do hyjnë në Shqipëri duhet të përmbushin kriteret euro 4 ndërkohë ato me kilometrazh 0 duhet të jenë euro 5 dhe euro 6.

Madje Ministrja Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat që i përkasin prodhimit para vitit 2009 është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.

Balluku: Nga ndryshime në VKM 633, shtyjmë hyrjen në fuqi të kësaj vendimmarrje nga 28 shkurt 2019 në 31 dhjetor 2019.

Çuditërisht nisma është deklaruar vetëm nga ministrja Balluku pa prezencën e Ministrisë së Mjedisit.

Kanë qenë këta të fundit që propozuan kufizimin në fund të vitit të shkuar.

Por duket se me ardhjen në detyrë të Ministres së re askush nuk pyet për ndotjen e ajrit që në Shqipëri është shumë herë më lart se normat e lejuar.

Ekspertët shprehen se 50 për qind e ndotjes vjen prej gazrave të automjeteve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skandali-me-makinat-e-vjetra-balluku-rikthen-ne-qarkullim-automjetet-euro-4
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended