Ora News –Makinat e vjetra do pajisen me impiant për reduktimin e gazrave

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asnjë automjet që qarkullon në Shqipëri dhe nuk plotëson standardin Euro 3 nuk do të dalë nga qarkullimi pavarësisht propozimit për uljen e ndotjes. Drafti i ministrisë së Mjedisit parashikon që automjeteve euro 1 dhe euro 2 ti vendosin impiante për reduktimin e gazrave.
Vendosja e një impianti do ti kushtojë pronarëve të makinave nga 300 deri në 1200 dollarë dhe është domosdoshmëri për makinat që nuk kanë standardin euro 3.
Në draft ministria ka parashikuar që këto ndryshime dhe përshtatje të kryhen gradualisht pasi edhe numri i automjeteve të vjetra në Shqipëri është i lartë. Po ashtu një pikë tjetër e draftit parashikon që në vendin tonë të mos futen më makina të përdorura që nuk plotësojnë standardin euro 4, ndërsa për makinat e reja që importohen duhet të jenë të standardit euro 5.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/makinat-e-vjetra-do-pajisen-me-impiant-per-reduktimin-e-gazrave/

Recommended