Ora News - Qeveria vendim të rëndësishëm për makinat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të masave për mbrojtjen e mjedisit, qeveria ka miratuar sot (26 tetor), vendimin për ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjeçare.

Të gjithë ata që i kanë importuar tanimë mjete të tilla, do të duhet t'i regjistrojnë ato para datës 1 mars 2019.

Sipas vendimit të marrë sot, në kuadër të ruajtjes së cilësisë së ajrit, lejohen tç regjistrohen për qarkullim në Shqipëri, mjetet motorike dhe automjetet si më poshtë:

-Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;

-Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1,me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 5, të Bashkimit Evropian;

-Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 4) duhet të jenë prodhuar jo me shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-vendim-te-rendesishem-makinat

Recommended