Ora News - Historiani Fischer për Ora News: Dosjet të hapen, vendim që duhet të ishte ndërmarrë
  • 5 years ago
#oranews

Ndërsa në Shqipëri është hapur debati për emrat e zyrtarëve të shtetit që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, historiani i njohur Bernd Fischer vlerëson se hapja e dosjeve duhet të ishte një vendim i ndërmarrë prej kohësh.

Ndërsa në Shqipëri është hapur diskutimi për emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit, që kanë qenë pjesë e sigurimit në periudhën komuniste, historian Bernd Fischer thotë se hapja e dosjeve duhet të ishte bërë me kohë.

Bernd Fischer: Unë si historian mendoj se dosjet duhet të hapen, duke patur parasysh edhe distancën e madhe kohore nga periudha e diktaturës. Mendoj se ka ardhur momenti që njerëzit të arrijnë ta shohin të shkuarën me objektivitet. Ndërsa për personat e sigurimit të shtetit që mendohet se punojnë në nivele të larta shtetërore, mendoj se kjo është e tepërt.

Studiuesi i komunizmit shqiptar, Bernd Fischer, ka vizituar vendin tonë në kuadër të ditëve të kujtesës, që zhvillohen në nder të viktimave të komunzimit.

Në një intervistë për Ora News, historiani amerikan ka kujtuar kohën e diktaturës në Shqipëri përmes kujtimeve të tij personale, duke nënvizuar se komunizmi shqiptar ishte më i egri dhe më brutali.

Bernd Fischer: I mbaj mend shumë mirë ato ditë kur erdha për herë të parë në Shqipëri. Pas vizitave në thuajse të gjitha vendet me regjim dictatorial në vendet Europës lindore, ajo që më bëri përshtypje në Shqipëri ishte se njerëzit nuk flisnin. Askush nuk fliste për situatën e rëndë në të cilën ndodhej vendi, ndryshe nga vendet e tjera, ku njerëzit gjenin guximin të shpreheshin kundër diktaturës. Për këtë them se regjimi komunist në Shqipëri ishte tejet brutal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/historiani-fischer-ora-news-dosjet-te-hapen-vendim-qe-duhet-te-ishte-ndermarre

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended