Ora News - Ora News në Rrugën e Kombit ku makinat po kalojnë me pagesë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej mëngjesit të kesaj te hëne, 17 shtator 2018, ka hyrë në fuqi tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Në nisjen e këtij procesi nuk janë kontatuar probleme, ndërsa ka pasur prezencë edhe të policisë.

Ora News prej orëve të para të mëngjesit ndodhet në Kukës për të ndjekur nga afër situatën.

"Gjithçka është normale dhe gjithçka është e qetë" raporton gazetari i Ora News, Everest Dedaj nga Rruga e Kombit

"Forumet rinore të PD-së kanë thirrur një protestë në orën 11:00 por nuk shohim të ketë grumbullime këtu. Nuk ka qytetarë, ka më shumë interes të medias dhe Tiranës dhe të Prishtinës. Ka përdorues të rrugës, përfaqësues të koncesionarit dhe media, dhe forca policie për të qenë në gadishmëri" raporton gazetari Dedaj në një raportim në ora 11:00
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sot-nis-aplikimi-i-tarifes-rrugen-e-kombit

Recommended