Ora News - Negociatat për Rrugën e Kombit, kuksianët kundër pagesës: Pranojmë vetëm tarifë zero

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut të Kukësit një tarifë preferenciale për qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe për këtë zyrtarisht ka njoftuar vetem nisjen e negociatave me koncensionarin. Por një raportim se tarifa mund të vendoset në 1.5 euro për kalim, ka nxitur reagimet kundërshtuese në qarkun verilindor. Për banorët dhe të zgjedhurit lokale atje, asnjë tarife nuk është e pranueshme përveç lëvizjes falas në Rrugën e Kombit.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, raportimi që tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit mund të jetë 1.5 euro për kalim ka ringjallur reagimet kundërshtuese në Kukës.

"Taksa nuk duhet për asnjë qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës".

Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut një tarife preferenciale dhe është mjaftuar vetem me konfirmimin se ka nisur negociatat me koncensionarin.

Por për kuksianët, negociatat nuk vlejnë, pasi për ta e pranueshme do të ishte vetem tarifa zero.

"Taksa zero, nuk jemi dakord me këto që bën shteti, është vjedhje".

Banorë të qarkut të më varfër sipas të dhënave të INSTAT, shumica e kuksianëve rendisin pamundësinë ekonomike mes shumë arsyeve për të cilat kundërshtojnë pagesën të paktën në kushtet aktuale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-rrugen-e-kombit-kuksianet-kunder-pageses-pranojme-vetem-tarife-zero

Recommended