Report TV - Shtyrja e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin, Denaj: Janë mbështetje për biznesin
  • 4 years ago
Në seancë Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se nga ndryshimet që propozohen në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, synohet të shtyhen afatet e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020, për call ? center, fasoneritë dhe turizmin. Ndërsa bizneset e tjera vazhdojnë pagesën në tetor.

?Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë këstet e tatimit mbi fitimin për vitin 2020 nuk do të paguhen. Për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë për tremujorin e dytë dhe të tretë do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020 që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit, fasonerisë dhe call center nuk do të paguajnë për 2020 por për të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Më herët parlamenti ka miratuar shtyrjen e afateve paraprake të parapagimit të kësteve të tatim fitimit për vitin 2020, për tatimpaguesit me qarkullim nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve në vend, dhe janë 49 mijë biznese që përfituan pjesë e fashës nën 14 milionë lekë, dhe janë 25 mijë biznese që përfituan nga shtyrja e afatit të deklarimit të bilanceve.

Subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin.
Recommended