Meta dekreton kredinë nga FMN e shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin
  • 4 years ago
Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ për shtyrjen e afateve për parapagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin për disa kategori biznesesh.

Për presidentin Meta, ky akt normativ adreson problemet e bizneseve në vend dhe i mbështet ato në drejtim të administrimit të likuiditetit, në situatën e pandemisë. Ndër të tjera presidenti ka argumentuar se ky akt normativ ishte i nevojshëm veçanërisht për bizneset e vogla me qarkullim nën 14 milionë lekë.
Recommended