Ora News - Rradhë kilometrike në Rrugën e Kombit, pushuesit nga Kosova dynden drejt Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas festës së Kurban Bajramit, shqiptarët e Kosovës janë dyndyr me një fluks të pazakontë drejt bregdetit shqiptar, duke bllokuar për disa orë segmentin Morinë-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit. Mbi 35 200 shtetas me mbi 6000 mjete hynë në vendin tonë deri në orën 09:30 të mëngjesit, por fluksi vijoi edhe më pas. Radha arriti në disa kilometra pranë urës Drin në dalje të Kukësit, ku udhëtarët thanë se pritën deri në dy orë për të kaluar.

Pamjet në video tregojnë vetëm një pjesë të radhës kilometrike të automjeteve me pushues nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar menjëherë pasi festuan Kurban Bajramin.

Fluksi i pazakontë i lëvizjes së mjeteve dhe njërëzve në një hark prej pak orësh shkaktoi edhe bllokimin e segmentit Morinë-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.

Sipas të dhënave zyrtare 35259 shtetas të huaj, shumica prej tyre kosovarë hynë në Shqipëri nga Morina prej mesnatës deri në orën 09:30 të mëngjesit të së mërkurës me 6678 mjete.

Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit.

Hapësira e ngushtë në këtë pikë ku ndërrohen mjetet e bllokon qarkullimin.

Drejtuesit e automjeteve thonë se kanë pritur për më shumë se dy orë për të kaluar.

Dyndja vjen një ditë pas pas festës së Kurban Bajramit ndërsa destinacionet janë qytetet bregdetare.

Efektivë të policisë rrugore të Kukës janë shpërndarë në terren për të monitoruar dhe rregulluar trafikun sikurse për të shmangur aksidente.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rradhe-kilometrike-ne-rrugen-e-kombit-pushuesit-nga-kosova-dyndet-drejt-shqiperise

Recommended