Kosovarët dynden drejt Shqipërisë, rreth 15 mijë qytetarë kaluan kufirin - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur sërish bregdetin shqiptarë për të pushuar .Vetëm në orët e para të ditës kanë kaluar kufirin rreth 15 mijë qytetarë.Kjo ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës, dhe vështirësi në lëvizje.Megjithatë policia ka vënë në punë 6 sportele, duke aplikuar procedurë të përshpejtuar për të shmangur qëndrimet e panevojshme në kufi.Destinacionet e preferuara të shqiptarëve vijojnë të mbeten Durrësi, Shëngjini dhe Velipoja, por së fundi listës i janë shtuar dhe ishujt e Ksamilit në jug të vendit.Ajo që ra në sy ishte dhe numri i madh i qytetarëve, që kishin zgjedhur të udhëtonin me autobus drejt bregdetit shqiptar, por sigurisht duke respektuar masat dhe protokollet e vendosura. Shtimi i rasteve nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri.

Recommended