Ora News -Fundjavë plot trafik në Vlorë, pushuesit në shkojnë në jug përballen me radhët kilometrike

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një tjetër fundjavë plot trafik është shënuar në qytetin e Vlorës.

Kjo e dielë ka regjistruar numrin më të lart të deritanishëm të pushuesve vendas të ardhur nga rrethet të cilët kanë zgjedhur t'i kalojnë pushimet kryesisht në rrethinat jashtë Vlorës si në Rradhimë, Orikum, Dhërmi, Himarë, Palasë, Drimadhes etj.

Mbrëmjet e së dielës sjellin në Vlorë trafikun e rënduar të automjeteve që kthehen sërish në shtëpitë e tyre pasi të hënën i pret puna dhe rutina e zakonshme.

Radhët kilometrike të automjeteve ka shkaktuar kaos në aksin më problematik të qytetit, atë nga Orikumi në Ujin e ftohtë dhe anasjelltas.

Bëhet fjalë për një rrugë më tepër se 21 km vetëm me një korsi, me dy kahe lëvizjeje, e cila nuk përballon fluksin e madh të pushuesve.

Kjo rrugë ndër vite në këtë periudhë ka qenë problematike, teksa këtë vit e vështirësojnë trafikun dhe punimet për realizimin e Lungonares në mesin e sezonit turistik.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/fundjave-plot-trafik-ne-vlore-pushuesit-ne-shkojne-ne-jug-perballet-me-radhet-kilometrike

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended