Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit'
  • 4 years ago
TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës mbrëmjen e djeshme, u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe tre të 'fortëve' të tjerë, Saimir Taullaut në Lushnje, Durim Bamit në Krujë dhe Landi Muharremit në Durrës. Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi personat e dyshuar se i kanë vendosur me burim të paligjshëm mund t'i zhdukin apo fshehin pas nisjes së operacionit. E ndërsa për bizneset, shtëpitë dhe llogaritë bankare nuk mund të zhduken, shumat cash që mund të gjenden nga kontrollet në shtëpi apo sende të tjera, por edhe makinat e blinduara sekuestrohen kur drejtori i policisë së shtetit me kërkesë të strukturës së OFL-së vlerëson se mund të zhduken për t'i shpëtuar bllokimit. Më pas vendos SPAK-u.
Recommended