Atentat Dashamir Gjokës, shpëton falë makinës së blinduar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesmeni Dashamir Gjoka i shpëtoi ketë të mërkure një atentati në Shijak. Ngjarja e rëndë ka ngjallur panik edhe tek kalimtarët në vendin e quajtur ?4 rrugët e Shijakut?, ku Gjoka u sulmua me armë zjarri. Dëshmitarët thanë se autori qëlloi nga një makinë tjetër që po ecte paralel me automjetin e blinduar të Dashamir Gjokës. Burime të policisë thanë se Gjoka ishte ne mjet se bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai po udhëtonte në drejtim të Shijakut e menjëherë pasi i shpëtoi atentatit, u paraqit vete në polici për të denoncuar rastin. Agjentet rrethuan vendin e ngjarjes dhe mblodhën provat materiale. Nga hetimet e para rezulton se krimi ka qene i përgatitur më herët, pasi autoret e kane ndjekur Gjoken, duke e qëlluar ne një zonë nga ku mund të largoheshin me shpejtësi. Por biznesmeni u ka shpëtuar plumbave fale makinës se blinduar. Dashamir Gjoka nuk është një emër i panjohur për policinë, ndaj tij ka qene hapur një çështje për pastrim parash, ndërkohë që Prokuroria i ka sekuestruar disa nga pasuritë.

Recommended