Ora News - Atentat në Elbasan: E qellojnë me armë zjarri, por u shpëton plumbave

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Objektiv ka qenë Petrit Çarçiu, një biznesmen nga Elbasani, i njohur për policinë lokale për disa ngjarje në të shkuarën!

Ka qenë vetë ai që ka njoftuar Policinë se është sulmuar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në makinë bashkë me të birin.

Ata kanë shpëtuar për mrekulli, pasi policia thotë se plumbat kanë goditur makinën.

Ngjarja është denoncuar pas mesnate ndërsa ka ndodhur në fshatin Byshek.

Biznesmeni nga Elbasani, por me banim edhe në Gjermani ka një dosje të pasur në Polici.

48-vjeçarit i kanë djegur tre herë një lokal në zonën turistike të Byshekut, ndërsa ai ka qenë i denoncuar për dhunë nga ish bashkëshortja e parë.

Por më shumë se direkt për të, sulmi , dyshohet të ketë lidhje me vëllezërit e tij që sipas burimeve janë të dënuar për çështje të trafikut të drogës jashtë Shqipërisë.

Policia e Elbasanit thotë se ka kryer veprimet e para në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të atentatit të dështuar!

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/elbasan-te-shtena-me-arme-zjarri-ndaj-nje-personi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended