Report TV - Atentat ndaj kushëririt të deputetit të PS, Fatjon Harusha u shpëton plumbave! Pamjet
  • 4 years ago
Një atentat ka ndodhur në fshatin Kuq në Vukatane të Shkodrës pak minuta më parë, fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzore. Dy persona që udhëtonin me një motoçiletë kanë hapur zjarr dhe qëlluar në drejtim të një fuoristrade, që ishte në ecje. Report Tv ka siguruar pamjet nga atentati në vendin e ngjarjes, ku dallohet se atentati ka ndodhur në një rrugicë të ngushtë në drejtim të makinës tip 'Hyundai'  fuoristradë me targa AA 207 BV, me drejtues shtetasin Fatjon Harusha, 30 vjeç, i cili gjatë të shtënave ka tentuar të manovrojë duke dalë nga rrugë. Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në drejtim të mjetit ka pasur disa të shtëna me armë, gjurmët e të cilave kanë mbetur edhe në makinë, por drejtuesi i saj nuk ka marrë asnjë lëndim.

Dy personat me motoçikletë janë larguar, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në aksin që lidh Gurin e Zi me Vaun e Dejës dhe në zonën e shinave të trenit për të rënë në gjurmët dhe kapjen e autorëve si dhe vijon krehja e zonës.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut të atentati dhe autorëve. Pas atentatit policia njofton se janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.
Recommended