Atentat me një të vrarë në Vlorë, shpëton shënjestra: Më ngatërrojnë me vrasësin e avokatit grek

  • 5 years ago
Një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novosele rreth orës 01:10. Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

I plagosuri ka marrë plumba në trup dhe fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Vlorës por më pas si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar për në spitalin e Tiranës.

Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr drejt banesave të tyre në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov. Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin ndërsa shenjestra e atentatit dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata.

Recommended