Tre ditë më parë doli nga burgu! Atentat 50-vjeçarit në Vlorë, plagoset edhe një i ri
  • 4 years ago
VLORE-Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri brenda një lokali pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 minuta në lagjen 'Kushtrimi'. Të plagosurit, njëri prej të cilëve është 23-vjeç dhe tjetri 50-vjeç që dyshohet se sapo kishte dalë nga burgu janë dërguar në spital.

Njëri prej të plagosurve ndodhet më rëndë, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se kanë lidhje me njëri tjetrin. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorin që qëlloi me kallashnikov në lokal duke i lënë të plagosur.
Recommended