Ora News - Vlorë, atentat 36-vjeçarit që sapo kishte dalë nga burgu, plagoset dhe kunati
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Dy persona janë plagosur me breshëri automatiku në një atentat në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 janar). në lagjen "Bashkimi" të Vlorës rreth orës 18:20.

Sipas informacioneve, të plagosurit janë Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar per plagosje në qershor të 2019.

Personat kanë qenë brenda një lokali, pranë rrugës Transballkanike, ndërsa mësohet se janë qëlluar nga një automjet.

Raportohet se atentatori ose atentatorët kanë ardhur nga rruga Transballkanike me një automjet, janë ndalur përpara lokalit, kanë qëndruar për pak minuta dhe me pas kane goditur me breshëri ne drejtim te dy personave.

Shënjestra Nikollaq Çepaj (Taullaraj)- 36-vjecari Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ishte martuar me motrën e Roland Çepajt. Ai dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit, ndërsa aksidentalisht u plagos edhe kunati. Taullaraj sapo kishte dalë nga burgu, pasi në qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia'.

Prishja e pazareve të drogës ose hakmarrje janë dy pistat ku po hetohet.

Autori, dyshohet një person me mjeker- Gazetari i Ora News raporton se nga dëshmitë e personave thuhet se autori që ka qëlluar ka qenë një person me mjekër dhe me kapele të kuqe. Autorët po ashtu kanë ditur mirë vendin ku dy personat pinin kafe. Mendohet se autorët i kanë studiuar dy personat, dhe sot janë nisur për ti vrarë duke i goditur me kallashnikov.

"Rreth orës 18:22, në lagjen "Bashkimi" Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Nikollaq Çepaj (Taullaraj) u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje me të rëndë.

Po sipas policisë, autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vlore-plagoset-nje-person-me-arme-zjarri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended