Report TV - Arrestimi i Gjutës pranë PS, Rama erdhi me 'Benz' dhe iku me 'Lincoln' të blinduar

  • 4 years ago
Pas arrestimit të Vladimir Gjutës, 10 minuta para se të mbaronte mbledhja e Kryesisë në Partinë Socialiste, ka bërë që Garda të rriste sigurinë e kryeministrit Edi Rama.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryeministri Rama fillimisht ka ardhur me makinën e tij 'Benz', ndërsa më pas është larguar për çështje sigurie me makinën "Lincoln" e cila është e blinduar.

Report tv ka siguruar edhe pamjet në momentin kur Rama futet në makinën e blinduar.

Recommended