RTV Ora - Rama: Presidenti gaboi shumë, erdhi puna të na duket Bujar Nishani burrë shteti
  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama mbetet i bindur se Presidenti Meta gaboi me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve. Por për Ramën ky akt i Metës ishte pjesë e një plani dhe jo lajthitje e momentit.

Gjatë një takimi me banorë të njësisë 11 në kryeqytet, Rama tha se për mazhorancën e rëndësishme është që procedurat e nisura ndaj tij të jenë në rregull ligjërisht.

Rama nuk nguroi të bëjë një krahasim të Metës me paraardhësin e tij Nishani, kur tha se erdhi koha që Bujar Nishani të duket burrë shteti.

Qytetari: Presidenti gaboi dy herë, një herë kur krijoi LSI dhe tani. Si do bëhet me të?

Edi Rama: Ja ke Ulsiun këtu, kryetar i Komisionit të Ligjeve.Akti është i pavlefshëm.

Ulsi Manja: Ditën e hënë futet në furrë, tani që ngrin fillon dhe shkrin nga e hëna.

Edi Rama: Rëndësi ka që nga pikëpamja ligjore gjerat të bëhen si duhet. Mos ti përgjigjemi paligjshmërisë me paligjshmëri se aty ka marrë fund. Ai akt është befasi për historinë e republikave parlamentare në botë jo në Shqipëri. Në fund të ditës shtetin si koncept e mban firma, fjalën e merr era. Firmosja njihet, ç'firmosja nuk njihet.Si qenka kjo? Gaboi shumë, po është pjesë e planit nuk është lajthitje.

Ulsi Manja: Do të gabojë kur të caktojë datën e re edhe më shumë tani. Aty e thellon.

Edi Rama: Çdo gjë mund të ndodhë, por nuk mundet dot. Kur bëmë marrëveshjen me Lul Bashën ne ishim duke shkruajtur aktin e marrëveshjes dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon: Sillni letrën e konsensusit për të shtyrë datën një javë. Kemi shkruajtur ne letër dhe firmosur bashkarisht, e kemi çuar në Presidencë dhe pastaj nxori dekretin e ri. Erdhi puna duket Bujar Nishani burrë shteti, habi e madhe. Por pavarësisht asaj që fliste kur ishte në gjendje të lirë, te dekreti i Fatmir Xhafaj bëri gjithë atë fjalim kundër, por firmosi dekretin. Nga pikëpamja institucionale nuk ka lëviz.

Ulsi Manja: Ky (Meta) s'ka lidhje mo, nuk është nisë me logjikë kushtetuese, por të dalë ku të dalë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-presidenti-gaboi-shume-erdhi-puna-te-na-duket-bujar-nishani-burre-shteti
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended