Ora News - "Rruga e Kombit", Sulo: Rama gaboi rëndë, zemëroi qytetarët, reagim jo prej burri shteti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Arjon Sulo i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se rrallë herë ndodh që Rama gabon kaq rëndë në komunikimin publik dhe sjellja e tij pas protestës sipas Sulos nuk është prej burri shteti.

Pjesë nga biseda:

Sulo: Rama të shtunën dhe dje u përpoq të menaxhonte dëmet. Rrallë herë ndodh që Rama gabon kaq rëndë në komunikimin publik. Që nga '98-ta ka qenë politikani më rentabël. Ka qenë në hall ditën e shtunë, ndërsa u përpoq të përçante të gjitha grupet e prekur nga taksa. Quajti vandal pjesën e protestuesve, u kërkoi ndjesë banorëve të Kukësit. Një kryeministër që arrin të zemërojë popullin për një pagesë, për një futje dore në xhepin e tij, nuk është reagim prej burri shteti. Ai duhej të tërhiqej nga taksa. Qytetarëve u thotë se ka abone dhe nuk e di se çfarë është aboneja. Diku kërcëno, diku përça, diku lajkato.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-sulo-rama-gaboi-rende-zemeroi-qytetaret-reagim-jo-prej-burri-shteti