Ora News - Kryemadhi kritikon Brukselin: Gaboi rëndë me Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas mungesës së gjatë në media kryetarja e grupit të LSI-së Monika Kryemadhi ka kritikuar qëndrimin e Brukselit ndaj Shqipërisë. Numri Një i LSI e ka quajtur të papërshtatshme thirrjen e eurokomisionerit Hahn për rikthimin e opozitës në Kuvend , pasi sipas saj roli i pakicës nuk është ti ofrojë stabilitet Kryeministrit Rama.

Monika Kryemadhi:"Brukseli ka gabuar jashtëzakonisht shumë me strategjinë që ka ndjekur ndaj Shqipërisë. Nuk e ka bojkotuar opozita parlamentin. Rilindja e ka kthyer në një institucion në shërbim të bandave"

Ndërsa për mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e Presidenti Meta, Kryemadhi bën fajtor Kryeministrin Rama.

Monika Kryemadhi: "LSI nuk është institucion vetingu. Për mua nuk ka rëndësi me ministër pa ministër, di të them që institucioni është i kapur.

Në të njëjtën linjë për thirrjen e BE është eshe kryetari demokrat i komisionit të integrimit Genc Pollo, i cili u shpreh se është mazhoranca që nuk kërkon bashkëpunim, dhe shembull për këtë është edhe mungesa e opozitës në Këshillin e Stabilizim Asociimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-kritikon-brukselin-gaboi-rende-me-shqiperine

Recommended