Polonia kritikon BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë: Të hapen negociatat!

  • 5 years ago
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda gjatë takimit të Poznanit që po zhvillohet në vendin e tij kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t'iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE. Ai tha se shteteve të Ballkanit nuk duhet t'iu kërkohet të marrin pjesë në një garë "ku nuk mund të shohin vijën e finishit". Duda tha se të dyja vendet kanë kaluar nëpër "reforma të vështira", për të përmirësuar shanset e tyre për anëtarësim në BE.

?Ballkani është, pikë së pari, një pjesë integrale e Europës, si gjeografikisht, ashtu edhe kulturalisht dhe historikisht. Pa integrimin e plotë të Ballkanit, së bashku me traditat e tyre të bukura dhe kulturën e larmirshme, Europa nuk do të jetë në gjendje kurrë të marrë frymë thellë. I them këto fjalë me ndërgjegjen e të qënit President i një vendi që ka përfituar shumë nga resurset zhvillimore të Bashkimit Europian, me dijeninë që këto resurse duhet të përdoren në të ardhmen edhe për të tjerët. Theksoj se Polonia është një vend që mbështet politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, sepse mbështet Europën e hapjes dhe solidaritetit, jo Europën e paragjykimeve të ndërsjellta, e të mbylljes nga interesa dhe frika të veçanta. Nuk është kjo Europa që duam.

Vetëm përpara pak kohësh në Tiranë, në kuadrin e samitit të Brdo-Brijunit, pata mundësinë të flisja me shumë nga liderat e rajonit. Të gjithë theksuan idenë që integrimi europian është sot vizioni më i rëndësishëm që bashkon të gjithë rajonin, e mungesa e këtij vizioni do të destabilizonte seriozisht Ballkanin. Si pjesë e komunitetit europian, ne jemi të detyruar të caktojmë një datë të qartë për integrimin. Do të përsëris këtu të njëjtat fjalë që thashë edhe në Samitin e Tiranës. Polonia nuk do të pranojë që vendet e rajonit të përfshihen në një vrapim, pa një vijë finishi në horizont. Inkurajoj këtë mesazh që të jetë një deklaratë e qartë e këtij Samiti të Poznanit.

Recommended