Petrit Vasili: Negociatat për Shqipërinë nuk hapen prej korrupsionit, 400 mld lekë vjedhja e fundit
  • 5 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është pozitive për sa i përket rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave. Sipas tyre, negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen në qershor.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se shkaku kryesor për këtë është korrupsioni galopant, epidemik dhe i jashtëzakonshëm që ka pushtuar vendin tonë.

Vasili e konkretizoi akuzën me shifra konkrete duke iu referua miratimit të dy koncesioneve nga qeveria në vlerën e 400 miliardë lekëve. Sipas tij, këto kosto rëndojnë dretpërdrejtë në xhepat e shqiptarëve.

"Korrupsioni pra është plaga themelore dhe pyetja është, ?A e lufton qeveria??, përgjigja është ?Jo. Qeveria po thellohet në mënyrë të tmerrshme në një korrupsion galopant?. Po ua them që në fillim pa sqaruar ende me shifra që të gjitha këto kosto të tmerrshme bien mbi xhepin e qytetarëve shqiptarë. Konkretisht, qeveria shqiptare miraton dy konçensione për rrugën Milot ? Balldren, më shumë se 260 milionë euro në total dhe 320 miliardë lekë për një rrugë të ngushtë, një rrugë shtesë, nga Orikumi në Dukat me një vlerë prej 70 milionë euro. Në total i thonë 330 milionë euro, të përkthyera në lekë shqiptare i thonë rreth 400 miliardë lekë."-tha Vasili.
Recommended