Report TV -Basha: Ndërkombëtarët më thanë mua dhe Ramës se në qershor nuk hapen negociatat

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Fieri ku ka zhvilluar takimin e radhës me qytetarët duke i ftuar për protestën e radhës, e shtata kombëtare në datë 2 Qershor në orën 19:00 në Tiranë kërkoi edhe njëherë largimin e Ramës.

"Sot për herë të parë në Fier përshëndetjen me shenjën e fitores e kam parë në ngrihet jo vetëm nga duart e demokratëve, por të gjithë qytetarëve. Radhët e protestës popullore shtohen sepse kauzën tonë e ka përqafuar e gjithë Shqipëria. Në luftojmë për Shqipërinë si gjithë Europa. Kurrë më e njëjta bandë e pangopur të mos marrë më peng qeverinë e radhës. Jo vetëm të largojmë Ramën, por të varrosim fenomenin e Rilindjes, ti japim fund tranzicionit. Ditën e sotme për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave pasi do të rriste kontrollin për qeverinë. Në urojmë që Shqipërisë ti hapen negociatat, por tre vite është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale, agjencive të tyre, shërbimeve të tyre sekrete, lidhjet e krimit me qeverinë.

Sot Rama duhet të kishte kërkuar ndjesë për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend, që hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave, se shqiptarët paguajnë për shampanjën dhe qindra mijëra eurove dhe...Por negociatat nuk janë hapur, më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë, ndërsa te 5 kushtet nuk ka pasur asnjë progres. Vendi pa gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, prokuroria mbyll dosjet e korrupsionit. Në Bruksel i dinë të gjithë edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë

Gjendjen në Shqipëri e dinë të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, e dinë edhe në Bruksel. Edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë. I di edhe Edi Rama. Partnerët tanë ndërkombëtarë ja kanë bërë të qartë atij, sikur kanë informuar edhe kryetarin e opozitës, se në gjendjen aktuale, Këshilli Evropian i qershorit do të votojë për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë. Dhe ky është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim I pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antievropiane. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave sepse e di fare mirë se cka ndodhur në ato vende ku janë hapur negociatat. Se të parët që kanë shkuar para drejtësisë kanë qenë pushtetarët që kanë abuzuar me pushtetin" tha ai.

Recommended