Basha: Negociatat nuk do hapen, Rama kufomë politike, ejani ta largojmë më 16 mars

  • 5 years ago
Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha iu bashkua protestës së një grupi banorësh te Unaza e Re, që vijon prej disa muajsh. E ndërsa ripërsëriti akuzat për Ramën dhe Gjiknurin për projektin, Basha bëri thirrje për protestën e 16 marsit para Kryeministrisë. Ai tha se Rama është kufomë politike, që duhet të largohet për t'i hapur rrugë Shqipërisë Europiane, pasi me këtë qeveri nuk kanë për t'u hapur as negociatat.

"Kjo është qëndresa më popullore. Keni hyrë në muajin e pestë dhe për këtë meritoni respektin. Cdo protestë është një vendim dhe këta banorë e kanë marrë vendimin. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot, as me analistët e blerë. Do ta pastrojmë këtë llum. Rama është një kufomë politike dhe banda e tij që qeveris vendin i ka ditët e numëruara. Vendimet mendoj se mund ti marrë ai tani e gjashtë vite me faturat e larta.

Rama është i paligjshëm, ilegjitim, ndaj sot nga Unaza kam një mesazh për cdo qytetar, ka ardhur koha që vendimet ti merrni ju, ju duhet të vendosni. Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshëm, më demokrat dhe patriotik, i ndërmarrë ndonjëherë. Ne dolëm në krah të popullit. Me këtë vendim tashmë kemi hapur rrugën që cdo vendim tjetër të mos jetë në dorën e asamblesë së krimit, populli duhet të vendosë.

Recommended