'Sinjali nga Samiti i Berlinit, i qartë' Basha: Negociatat nuk do të hapen në qershor
  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në qershor.

"Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarte europiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. E vërteta del haptazi, is ajo që keni ju në shtëpitë tuaja. Jemi një vend i cili në vend që të ecë përpara ka ecur mbrapa.

Ekonomia i është dorëzuar drogës. Dhe ju e dini çfarë do të thotë kjo për vendin. Zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse punojnë fare, sepse me një kamion bananesh i sigurojnë të gjitha, me ato që fshehin poshtë bananeve. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, sepse nuk ka hapa para por ka hapa mbrapa.

Cila është rruga për të zgjidhur këtë problem të madhe, është vetëm rruga e PD. Është rruga për t'i kthyer sendin e vjedhur të zotit. Sendi i i vjedhur është vota", u shpreh Basha.
Recommended