Basha: Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor! Balla: Je anti-shqiptar

  • 5 years ago
Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në rendin e ditës janë disa pika, mes tyre edhe dekretet e Presidentit për noterinë dhe kadastrën. Por, ashtu sikur ndodh cdo herë në Kuvend, diskutimi ka devijuar nga rendi i ditës duke u përqendruar te aktualiteti politik. Hapja e negociatave, rasti i abuzimit të 14-vjeçares në Kavajë, protesta e opozitës në datë 16 shkurt, tenderi i Unazës së Re dhe marrëveshja Kosovë-Serbi ishin në qendër të debatit dhe akuzave mes shumicës dhe opozitës.

Rendi i ditës
Projektligji ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ?Për peshkimin?
Projektligji ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ?Për efiçencën e energjisë?
Marrëveshja me BE-në mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit
Dekret i Presidentit të Republikës ?Për kthimin e ligjit nr. 110/2018 ?Për noterinë?
Dekret i Presidentit të Republikës ?Për kthimin e ligjit nr. 111/2018 ?Për kadastrën?
Emërimi i anëtarit të bordit të AMF-së që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv
Projektvendim ?Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar"
Në seancën e sotme parlamentare Lulzim Basha thirri shqiptarët në protestën e 16 shkurtit, duke thënë se siguria është zero dhe se negociatat nuk do të hapen. Përgjigjet Lleshaj duke i thënë se nuk vret si ai në 21 janar, ndërsa Balla tha se kushti i vetëm i negociatave është reforma zgjedhore.

Recommended