Basha: Urojmë të hapen negociatat por 3 vite u refuzuan - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Fier, ku ka komentuar rekomandimin pozitiv të KE për Shqipërinë.Kryedemokrati në fjalën e tij është shprehur ata kanë luftuar çdo ditë për hapjen e negociatave, dhe se sipas tij Edi Rama duhet të kishte kërkuar ndjesë për gënjeshtrën e një viti më pare.?Ditën e sotme për të tretën herë radhazi KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ne kemi luftuar cdo ditë për hapjen e negociatave pasi do të rriste kontrollin për qeverinë. Në urojmë që Shqipërisë ti hapen negociatat, por tre vite është refuzuar. Vendet anëtare kanë raportet e tyre individuale, agjencive të tyre, shërbimeve të tyre sekrete, lidhjet e krimit me qeverinë. Sot Rama duhet të kishte kërkuar ndjesë për gënjeshtrën e një viti më parë. E mbani mend, që hapi shampanjën për të festuar hapjen e negociatave, se shqiptarët paguajnë për shampanjën dhe qindra mijëra eurove dhe?Por negociatat nuk janë hapur, më shumë kushte i janë shtuar Shqipërisë, ndërsa te 5 kushtet nuk ka pasur asnjë progres. Vendi pa gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, prokuroria mbyll dosjet e korrupsionit. Në Bruksel i dinë të gjithë edhe ata që bëjnë sikur nuk i dinë, partnerët i kanë bërë të qartë kryeministrit sikur ia kanë bërë kryetarit të opozitës se në gjendjen aktuale Këshilli do të votojë për mos hapjen e negociatave dhe ky ndëshkim ka një fajtor, Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Edi Rama e ka frikë hapjen e negociatave. E di se cfarë ka ndodhur në vendet që janë hapur negociatat, të parët janë ndëshkuar. Rama po bën gjthcka për ta shtyrë momentin kur Shqipëria të hyjë në Europë?.Gjithashtu Bashan ë fjalën e tij para mbështetësve demokrat të Fierit duke i ftuar për protestën e radhës, e shtata kombëtare në datë 2 Qershor në orën 19:00 në Tiranë kërkoi edhe njëherë largimin e Ramës si kusht për dialog politik.?Ne nuk luftojmë për karrige, ne nuk luftojmë për karrigen e një partie, ne luftojmë që pushteti ti takojë çdo qytetari, ne luftojmë për çlirimin e Shqipërisë nga banda kriminale e qeveris, nga oligarkia e kusarëve, nga padrejtësia e zuzarëve, ne luftojmë për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Ne e luftojmë këtë betejë që kurrë më e njëjta bandë oligarkësh tëpangopur e të babëzitur, e njëjta bandë kriminelësh të mos marrë më peng kryeministrin e radhës dhe qeverinë e radhës. Ne luftojmë jo vetëm të largojmë Edi Ramën, por të ndalojmë njëherë e mirë fenomenin e shëmtuar të ?Rilindjes? të kapjes së të gjithë pushteteve. Ne luftojmë t?I japim fund tranzicionit dhe ti hapim rrugën e Shqipërisë Evropiane.?
Recommended