Basha: Të hapen negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga vendimi i Bashkimit Europian për Shqipërinë, lideri i opozitës Lulzim Basha ka bere deklaratën e pare te qarte pro hapjes se negociatave për anëtarësim te Shqipërisë ne BE.



Basha ka zgjedhur ta japë këtë mesazh mbështetje ne reagimin e tij për strategjinë e zgjerimit duke theksuar se do te loboje pro Shqipërisë ne kete proces.



Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkëqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri. Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre.



Basha ka përshëndetur strategjinë e zgjerimit te BE, por ka vene ne dukje edhe problematikat qe ky dokument ngre.



Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike.



Përgjatë muajve te fundit çështja e hapjes se negociatave ka qene pjese e debatit politik dhe replikave mes kryeministrit Edi Rama e liderit te opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit ka deklaruar se shefi i ekzekutivit është përgjegjës nëse negociatat nuk hapen për shkak te situatës se krimit e drogës me te cilat përballet vendi. Por kjo është hera e pare qe Basha bën thirrje për hapjen e negociatave pavarësisht kësaj problematike.



Pas këtij pozicionimi te Partisë Demokratike, i gjithë spektri politik shqiptar është i unifikuar ne mbështetje te hapjes se bisedimeve për anëtarësim te Shqipërisë ne BE.

Recommended