Gjermania: Të hapen negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri gjerman për Europën, në një artikull për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian thekson se 28 qershori është një datë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi do të vendoset nëse hapen ose jo te negociatave. Michael Roth shprehet se tashmë është e rëndësishme të merren vendime të mençura, duke mbajtur në konsideratë faktorë gjeopolitikë dhe strategjikë.



?Krahasuar me gjendjen përpara njëzet, pesëmbëdhjetë apo edhe vetëm pesë viteve shihen hapa gjigandë përpara dhe këtë e konfirmoi së fundmi edhe Komisioni Evropian me rekomandimin e vet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Por rruga deri në momentin e anëtarësimit është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Pra këtu nuk është fjala aspak për një anëtarësim vetvetiu, por për etapën e parë të një turneje të gjatë. Javët e ardhshme diskutimi rreth perspektivave të anëtarësimit - fillimisht në nivel kombëtar, e më pas në atë evropian - do të sillet rrotull çështjes, se cilat vendime politike do të mbështesnin më mirë stabilitetin dhe demokratizimin e mëtejshëm. E rëndësishme është të gjendet baraspesha mes inkurajimit dhe kushteve të qarta. Dhe po kështu e rëndësishme është se ç?sinjal do duhet t?i dërgojë BE-ja gjithë rajonit, në mënyrë që proceset e vështira të reformave të vazhdojnë të gjejnë mbështetje në popull.?

 

Megjithatë ministri gjerman përcjell sinjale pozitive se çelja e negociatave do të ishte një sinjal inkurajimi dhe shpresë, sidomos për qytetarët dhe se për këtë duhet vlerësuar reforma e thellë dhe e pashembullt në drejtësi.



?Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi. Nëse rezulton e suksesshme ajo do ta çojë vendin shumë përpara, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Ballkani Perëndimor është guri i provës për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, i cili lidh demokracinë, lirinë dhe shtetin ligjor me sigurinë dhe mirëqenien. Këtë të fundit e shpresojnë para së gjithash të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i transformimit, i cili vijon tanimë prej vitesh, kërkon shumë prej tyre. Çelja e bisedimeve do të ishte një sinjal inkurajues për njerëzit në të dy vendet. Ne duhet t?u tregojmë, që e kemi seriozisht.?

 

Në fund ministri gjerman shkruan se duhet ende punë për të bindur tre vendet skeptike, Francën, Holandën dhe Gjermaninë, për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Union.

Recommended