Basha në Maliq: Kur të vimë në pushtet do të rrisim pensionet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Maliqit për alterntativën e opozitës për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, investimet në infrastrukturë dhe mbrojtja prodhimit vendas me tarifat doganore.Basha tha para banorëve të Maliqit, se buxheti i PD për subvencionet do të jetë si fillim 150 milion euro dhe më pas do të fillojë duke u rritur sipas projeksionit.?Në rastin e bujqësisë nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Politikat për të mbështetur bujqësinë funksionojnë njësoj, si në Europë, edhe të fqinjët tanë, Maqedonia dhe Kosova. Buxheti ynë për subvencionet vitin e parë do të jetë 150 milion euro dhe do të vazhdojë duke u rritur sipas projeksionit tonë, siç do të vazhdojë të rritet edhe prodhimi I bujqësisë shqiptarBasha duke mos kursyer as sulmet ndaj qeverisë në lidhje me buxhetin e 2019, theksoi se opozita do t?u jap fund koncesioneve korruptive në pronësi të oligarkëve.?100 milion euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre inceneratorët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milion euro për veten e tij, t?i fusë në xhepat e tij. Ne do t?i japim fund koncensioneve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euBasha tha gjithashtu se pjesë e alternativës qeverisëse të opozitës është edhe rritja e pensioneve. Sipas Bashës paratë për rritjen e pensioneve do të gjenden tek dhënia fund e abuzimit me tenderat.?Ne do të nisim që prej ditës tonë të parë në pushtet, rritjen e pensioneve. Rritja e parë do të jetë në nivelin e 200 mijë lekëve dhe deri në fund të mandatit, pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 250 mijë lek të vjetra për pensionist?Kryetari i opozitës i ftoi banorët e Maliqit t?i bashkohen opozitës për të bërë të mundur që vendin të mos e qeverisë pakica, por shumica reale e këtij vendi që përkrah projektet konkrete të opozitës për zhvillimin e vendit.

Recommended