Report TV - Basha: Kur të vijmë në pushtet do të anulojmë PPP-të që Rama u ka dhënë oligarkëve

  • 5 years ago
TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me shoqatat e biznesit dhe sipërmarrësit për prezantimin e shtyllave kryesore të programit politik të Partisë Demokratike. Për Bashën, vendi ndodhet në një krizë të trefishtë ekonomike, ndërsa shtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet do të çlirojë sistemin ekonomik nga krimi, oligarkia dhe burokracia.

"Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s?ka ç?ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta.

Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota. Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore.

Parashtroj shtyllat e planit ekonomik të Partisë Demokratike. Sistemi ekonomik do të çlirohet nga zaptimi i tregut, nga krimi, oligarkia dhe burokracia. Oligarkia do të ketë të njëjtën luftë si krimi.

I bëj thirrje dhe sistemit financiar të ndalin këtë marrëzi. Asnjë prej kontratave të lidhura me qeverinë e Ramës nuk do të zbatohet. Paralajmërojmë sistemin bankar mos i futet kësaj aventure, pasi do të ketë pasoja të rënda. Cdo kontratë PPP-je e lidhur me këta oligarkë do të shfuqizohet.

Ky nuk është kërcënim as premtim por vendim. Asnjë licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi, por do të hetohet nga ligji antimafia. Brenda 100 ditëve të para do të shfuqizojmë cdo licencë që nuk justifikohet" deklaroi ai.

Recommended