'Raporti i BB, këmbanë alarmi' Tabaku Kur të vijë PD në pushtet do të ofrojmë treg të lirë
  • 4 years ago
Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Rama duke thënë se është e korruptuar dhe sipas saj sondazhet e fundit të Bankës Botërore për Shqipërinë nuk janë aspak shpresëdhënëse.

?Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë, ? tha Tabaku.

Sipas Tabakut janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin për pjesën e administratës publike tatimore dhe qeverisëse.

Ndër të tjera Tabaku ka sulmuar kryeministrin Rama duke thënë se erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit ndërsa sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.

"Sondazhi i fundit i Bankës Botërore është një tjetër këmbanë që i kujton qeverisë shqiptare se si koha e saj në pushtet ka prodhuar korrupsionin më të pamenduar ndër shqiptarë. Janë 36,1% e bizneseve shqiptare që ankohen se korrupsioni është kthyer në oksigjenin e jetës së administratës publike tatimore dhe qeverisëse. Qeveria Rama që erdhi në pushtet me parrullën e luftës kundër korrupsionit sot gjendet në bankën e të akuzuarve të biznesit si qeveria edhe më e korruptuar.
Recommended