Veliaj: PD s'ka shanse të vijë në pushtet, vitin tjetër Rama merr mandatin e tretë, Basha gjobaxhi
  • 4 years ago
"Nuk ka asnjë shans që një parti që vetëm saboton që të vijë në pushtet. Mos i bjerë në qafë robit të mirë që punon, lerë të qetë. Një pakicë që bërtet shumë, por nuk ka asnjë impakt. Edi Rama po përgatitet për një mandat të tretë. Për dikë që nuk zgjohet nga gjumi dhe e ka kthyer partinë në një gjobëvënie, kërcëno një kontraktor, ai shkon e zgjidh me kunatin, në mëngjes thotë oligarkë pastaj shkon i merr dy vila dhe nuk i përmend më emrin. Rri tërë ditën me njerëzit e pasur të këtij vendi dhe i shan. Këtej thotë u thotë oligarkë, këtej thotë do të sulmoj qendrat tregtare. Demokratët këtë e dinë, më vjen keq që kanë mbetur në dorën e një gjumashi".
Recommended