Thaçi, thirrja e fundit për Albin Kurtin/ Presidenti: Merr mandatin ose caktojmë dikë tjetër
  • 4 years ago
Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të nënshkruajë vendimin që Albin Kurti të jetë i mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.


Thaçi tha se tashmë ka firmosur, dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.

?Për hir të korrektësisë, ju e dini që i kam dërguar dhe ftesat kryetarit të partisë të parë në Kosovë aktualisht, që të marrë, siç e kërkon rendi dhe përgjegjësia politike qytetare, zyrtarisht të drejtën e të mandatuarit për krijimin e qeverisë. Takimi ynë në zyrën time ishte një takim i një vullneti të mirë. Nënshkrimi im në vendimin për të mandatuarin ekziston dhe është në tavolinën time?, shprehet Thaçi.

Sipas presidentit të Kosovës, zgjidhja për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, qëndron te partitë politike. Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për muaj të tërë kanë zhvilluar negociata, por ende nuk kanë arritur të bien dakord për një marrëveshje koalicioni.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Thaci#Kosova#TopChannel
Recommended