Ora News - Basha: PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. Tregon si rrëzohet Edi Rama
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuvendin kombëtar zgjedhor, kryetari Lulzim Basha në një fjalim të gjatë, ripërsëriti mesazhin se Partia Demokratike do të vijë në pushtet nëpërmjet votës e jo trazirave apo dhunës.

Lulzim Basha: "Unë e di se ka prej jush që kërkojnë që Partia Demorkatike të organizojë protesta për rrëzimin e qeverisë, qoftë edhe me dhunë. Ka edhe në media dhe në publik zëra të fuqishëm që e propagandojnë këtë ide. Është absolutisht e drejtë kushtetuese dhe liria e ccdo kujtqë të protestojë kundër qeverisë. Partia Demokratike mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Është absolutisht detyrimi ynë t?i përkrahim, mbështesim dhe madje t?i prijmë këto protesta atëhere kur është e mundur. Këtë ne e kemi bërë dhe do ta bëjmë kundër keqeverisjes, krimin dhe korrupsionin. Por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma.

PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh. Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi.
Ne nuk jemi burravecë që t?i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet. Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim. Dua ta them edhe një herë siç e kam thënë me mijëra herë: sa më parë të largohet nga pushteti Edi Rama aq më mirë do jetë për Shqipërinë. Sa më larg të jetë dita e largimit të tij, aq më zi do të jetë për Shqipërinë. Me Edi Ramen nuk ka zhvillim, nuk ka mireqenie, nuk ka shtet, nuk ka Shqiperi!"

Basha tregoi dhe si rrëzohet Edi Rama

Por unë jam i bindur se për të rrëzuar Edi Ramën nuk ka nevojë për dhunë. Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti duke e goditur një herë me top. Edi Rama rrëzohet: Duke i rezistuar atij përditë. Duke kundërshtuar përditë keqqeverisjen e tij. Duke protestuar për ditë. Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Shkozës. Duke ju bashkuar protestës së qytetarëve të Unazës. Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve për Teatrin. Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Kukësit. Duke iu bashkuar protestës së qytetarëve të Himarës. Duke iu bashkuar protestës së studentëve. Duke iu bashkuar protestave të qytetarëve, biznesit të vogël, fermerëve, që po shpërthejnë ccdo ditë nën shembullin e kurajos së studentëve. Duke iu bashkuar çdo proteste, çdo ditë, kundër çdo padrejtësie

Rama rrëzohet: Duke denoncuar krimet e tij përditë. Duke diskredituar ministrat e tij injorantë dhe hajdutë përditë. Duke demaskuar dhe braktisur klientët e tij hajdutë përditë

Basha foli për sulme, ndërsa tha objektivi i përditshëm i Partisë Socialiste është përçarja dhe humbja e besueshmërisë së PD.

Në këtë pikë kishte një mesazh për kritikët e tij, ndërsa në vitin e 5 që ai drejton premtoi sërish h...
Recommended