Bujar Nishani: Opozita do të vijë në pushtet, por e pamjaftueshme nëse ndryshojnë vetëm emrat

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ish-presidenti, Bujar Nishani, deklaron se vendit ti duhet më shumë sesa një rrotacion pushteti.

Bujar Nishani: Në çdo moment që do të ndodhin zgjedhjet nëse nuk kryejmë një proces dhe nuk ndodh një proces që jo thjesht sjell rrotacionin e disa emrave, një force politike apo disa forcave politike në zyrat e shtetit apo anasjelltas por ne duhet të krijojmë një impakt krejt tjetër në shoqëri. Nëse nuk arrijmë të ngjallim një impakt në shoqëri dhe pas procesit të ndryshimit të pushtetit nuk do të kemi në rrugën e duhur. Shpëtimi i shoqërisë do të jetë krijimi i një impakti të madh për të besuar që po niset një rrugëtim i ri. Kjo nuk është çështje vetëm emrash, është një filozi dhe kulturë e tërë politike.

Në një intervistë për Rtv Ora, Nishani është i bindur se opozita do të vijë në pushtet kurdo që të kemi zgjedhje.

Sa më parë të ndodhë, shton ai, aq më mirë është.

Bujar Nishani: Sa më shpejt të ndodhë ky proces aq më mirë është për vendin dhe largimi nga pushteti nuk është fundi i botës për asnjë forcë politike, ardhja në pushtet është një përgjegjësi e madhe për atë që vjen në pushtet, merr përsipër fatet e vendit. Në çdo moment që do të bëheshin zgjedhjet, sot, pas një muaji, pas një viti, dukshëm të gjitha sondazhet, ndjeshmëritë tregojnë për një ndryshim, rrotacion të pushtetit.Opozita do të vijë në pushtet. Sa më parë të ndodhë aq më mirë është por kjo ardhje në pushtet nuk do të jetë e mjaftueshme dhe e vlefshme nëse do të na sjellë thjesht ndryshimin e emrave. Nëse nuk sjellim një kulturë të re politike, model të ri të sjelljes që nga komunikimi, ndërtimi i institucioneve, si sillet shteti me qytetarin, si garantohen të drejtat dhe liritë, si përceptohet përgjegjësia personle në raport me atë që bën apo nuk bën do të mbetemi peng të një situatë po të tillë por me emra të ndryshëm dhe fytyra të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bujar-nishani-opozita-do-te-vije-ne-pushtet-por-nuk-mjafton-nese-ndryshojne-vetem-emrat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended