Ora News - Ndryshojnë rregullat e maturës, përjashtim nga provimet nëse konstatohet celular

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Maturantët që do të konstatohen me celularë në qendrat e provimit do të përjashtohen nga të gjitha testet e maturës dhe do të mund t`i japin ato vetëm vitin tjetër. Kjo është një ndër masat e ashpra që parashikon rregullorja e re e maturës për vitin 2020. Më përjashtim nga punua apo ndjekje penale do të përballen të gjithë ata që do të publikojnë tezen e provimit.

Ministria e Arsimit ka ndryshuar sërish rregullat nën të cilat do të zhvillohet Matura Shtetërore. Këtë vit parashikohen masa më të rrepta për maturantët dhe administratorët që konstatohen në shkelje.

Celulari do të jetë sërish i ndaluar, por ndryshe nga një vit më parë si ndëshkim do të jetë përjashtimi nga të gjitha provimet.

Përjashtimi nga testimi parashikohet edhe kur maturanti ndryshon vendin që i është caktuar, komunikon me të tjerët apo refuzon kontrollin nga ana e administratorëve.

Publikimi i tezës së provimeve ndër vite ka detyruar Ministrinë të ashpërsojë penalitetet.

Neni 22 i detyron administratorët të mos publikojnë testin, në të kundërt rrezikojnë vendin e punës.

Me të njëjtat masa disiplinore do të përballen hartuesit e testeve, përgjegjësi i administrimit si dhe përgjegjësi i katit.

Risi këtë vit është se ndaj çdo presoni të tretë ku përfshihen edhe maturantët do të kërkohet ndjekje penale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ndryshojne-rregullat-e-matures-perjashtim-nga-provimet-nese-konstatohet-celular

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended