RTV Ora - PD kthen taksën e sheshtë, Basha Do ulim taksat, do rrisim pagat e pensionet
  • 5 years ago
#rtvora

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar me turin e takimeve në rrethe ku ka prezantuar programin ekonomik. Në Lezhë ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka humbur kontrollin pasi shqiptarët i janë bashkuar kërkesave të opozitës.

Basha: I ka ikur truri komplet, sepse nuk po i funksionon më instrumenti me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve. Ti bëjë njerëzit e vegjël.

Duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, Basha tha se pas ardhjes në pushtet do të merren masa emergjente për daljen sipas tij nga gjendja klinike e ekonomisë së vendit.

Masa e parë e PD do të jetë ndryshimi i sistemit të taksave.

Basha: Duke sjellë në Shqipëri modelin konkurrues të taksës së sheshtë 9%. Duke konsideruar biznes të vogël çdo aktivitet ekonomik nën 140 mln lekë të vjetra në vit dhe duke i dhënë një dhe vetëm një detyrim 0.5 % të xhiros vjetore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-kthen-taksen-e-sheshte-basha-do-ulim-taksat-do-rrisim-pagat-e-pensionet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended