Rama takim falenderues me mësuesit: Do rrisim pagat! Sistem merite e shpërblim për më të dalluarit

  • 3 years ago
Gjatë një takimi me mësuesit, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po mendon hartimin e një sistemi të ri të vlerësimit të tyre.

Ai u shpreh se ajo mund të jetë e gatshme për sezonin tjetër, si dhe për të gjithë mësuesit më të mirë, do të ketë dhe rritje të pagave.Përzgjodhëm mësueset më të mira në të gjithë Shqipërinë. Më vjen mirë që sot ne e kemi përmbyllur këtë përpjekje të madhe. Jemi në gjendje që ët ofrojmë një rrugë alternative mësimi sidomos në kushtet e sotme ku procesi mësimor është i sfiduar nga koronavirusi e përpjekjet për të mbrojtur shëndetin. E dimë që me hapjen rritet dhe mundësia për shtimin e të infektuarve. Opsioni i mbylljes së mëtejshëm të shkollave ishte opsion më i keq dhe do të shkaktonte kosto tjetër psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot. Mendoj që kanali ka një vlerë të madhe jo vetëm për shkak të kësaj situate por ka një vlerë të madhe në mundësinë që i jepet çdo nxënësi në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë e ta ndjekë mësimin dhe me një mësuese tjetër. Kjo do të sfidojë mësuesit e tjerë që në japin mësim në shkolla.

Recommended