Rama i 'djeg' Bashës premtimin elektoral:Do rrisim pagat e mjekëve deri në 40% brenda këtij mandati!
  • 3 years ago
BERAT- Kryeministri Edi Rama i ka "djegur" kryedemokratit Lulzim Basha një nga premtimet e tij elektorale.

Nga Berati kreu i qeverisë e ka bërë fakt të kryer se do të rrisë deri në 40% pagat e mjekëve dhe infermierëve brenda këtij mandati, pagë e cila sipas llogaritje shkon te rreth 1000 euro për mjekët dhe rreth 700 euro të infermierëve, pak a shumë aq sa ka premtuar Basha. Teksa inspektoi punimet e në godinën e maternitetit në Berat, Rama tha se në këtë formë bluzat e bardha në Shqipëri nuk kanë pse të largohen drejt Gjermanisë apo Italisë, për një jetesë të mirë, siç ka ndodhur viteve të fundit. I njëjti premtim shkon edhe për mësuesit.
Recommended