Rama: Brenda ketij mandati mbyllim “Paktin per Universitetin”
  • 5 years ago
Pavarësisht protestave dhe kërkesave të opozitës, Kryeministri Edi Rama flet për çuarjen deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, duke premtuar realizim të projekteve të nisura. Një prej tyre është ?Pakti për Universitetin?, për të cilin thotë se qeveria është e vendosur për ta përmbushur.

Në takimin e radhës të platformës së bashkëqeverisjes, Rama numëroi mbi 35 mijë ankesa të të gjitha llojeve që janë drejtuar për zgjidhje. Kreu i qeverisë tha se shumë bashki nuk u përgjigjen ankesave të qytetarëve, ndryshe nga ajo e Tiranës.

Kreu i qeverisë, u ndal sërish tek problematikat e qytetarëve, për të cilat tha se në rastet kur çështjet janë gjyqësore, platforma nuk jep zgjidhje, pasi nuk është gjykatë.

Tv Klan
Recommended