Laprakë/ Rama: Bastet, të enjten në Kuvend. Do mbyllim lokalet që shesin alkool për fëmijë
  • 6 years ago
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në zonën e Laprakës, ku ka bashkëbiseduar me gra dhe vajza. Rama është ndalur tek motivi i këtij takimi, që ka qenë mbyllja e basteve, por ka shpalosur edhe një vendim të papërmendur më herët prej qeverisë. Kryeministri ka thënë se pas aksionit për mbylljen e basteve, radhën do e kenë të gjitha lokalet që shesin alkool për fëmijët nën moshën e lejuar, 18 vjec.

Do merren masa ndaj lokaleve që shesin alkool. Do mbyllen lokalet që iu shesin fëmijëve alkool, vajzave dhe djemve që janë nënmoshë. Lokalet s?janë klasa alternative e fëmijëve që prindërit i nisin në shkollë dhe përfundojnë në lokale duke pirë alkool.

Edi Rama, kryeministër
Rama ka thënë se në këtë zonë ka një numër më të lartë pika bastesh sesa në zona të tjera të Tiranës. Kryeministri ka thënë se ky vendim do të kthehet në ligj ditën e enjte në parlament.