Report Tv-Opozita thyen bojkotin, të enjten në Kuvend
  • 5 years ago
TIRANE-Opozita do të rikthehet në Kuvend në seancën e së enjtes së kësaj jave pas pesë muajsh duke thyer bojkotin e nisur që në datën 23 korrik të këtij viti. E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar (lexo këtu), pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet (lexo këtu).

Por kryetari i PD, Lulzim Basha u ka komunikuar sot aleatëve opozitarë vendimin për thyerjen e bojkotit dhe rikthimin në seancat e së enjtes dhe të premtes në Kuvend. Në përfundim të takimit me Bashën në selinë blu, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se ?nuk do të lejojmë që Rama të tallet me studentët?.
Recommended